Qeveria, në seancën e sotme, bazuar në një propozim nga Ministria e Drejtësisë, miratoi Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorisë publike.

Nga Qeveria thonë se ndryshimet kryesore në Projektligj janë:

“Një procedurë e detajuar për shkarkimin e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit, e cila iniciohet në bazë të një kërkese të arsyetuar nga të paktën katër anëtarë të Këshillit.

Rol i përforcuar i Këshillit në procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë mundësinë e paraqitjes së një iniciative për shkarkim në Kuvend.

-Transparencë e shtuar e punës së Këshillit, përmes publikimit të procedurës disiplinore të shkallës së dytë, me përjashtime të përcaktuara qartë për mbrojtjen e të dhënave personale, reputacionin e palëve dhe interesa të tjera legjitime.

-Vendosja e kritereve të sakta dhe të qarta për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, të cilat garantojnë ekspertizë, përvojë dhe integritet, duke ndjekur shembullin e Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor.

Projektligji, së bashku me Projektligjin për Prokurorinë Publike, morën mendim pozitiv të përbashkët nga Komisioni i Venecias./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version