minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Qeveria e RMV-së: Janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq - Shqiperia.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq.

“Po bëhet pagesa e rregullt e subvencioneve dhe me këtë u jepet mbështetje e drejtpërdrejtë bujqve që të vazhdojnë me prodhimin e tyre.

Brenda një viti, Qeveria dhe MBPU-ja arritën t’i paguajnë subvencionet e prapambetura për bujqit për të gjitha kategoritë nga vitet 2021, 2022 dhe 2023, ndërsa po paguhen edhe subvencionet aktuale.

Përveç kësaj, si Qeveri arritëm t’i përmirësojmë politikat bujqësore dhe në vend që produktet bujqësore të hidhen, ato tani po blihen me çmime të arsyeshme nga blerësit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Qeveria e RMV-së: Janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version