minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Qendra turistike “Kodra e Diellit”: Biletat sezonale të këtij viti, do të vlejnë edhe sezonin e ardhshëm - Shqiperia.info

Qendra turistike Kodra e Diellit njofton se turistët që kanë blerë biletë sezonale për këtë vit, të njëjtat do të vlejnë edhe sezonin e ardhshëm.

Kjo për shkak të siç thonë, sezonit relativisht të shkurtër 2023/2024.

“Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe mungesës së borës në shtigjet e skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit, dhe rrjedhimisht edhe sezonit relativisht të shkurtër 2023/2024, Ju njoftojmë se të gjitha ski-biletat sezonale të blera këtë vit do të vlejnë edhe për ski-sezonin e ardhshëm 2024/2025”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mungesa e borës dhe moti me diell edhe në ditë dimri, ka bërë që sezoni turistik sivjet në Kodër të Diellit të dështojë. Humbjet më të mëdha kanë pësuar objektet hotelerike./Kodra e Diellit/

 

Qendra turistike “Kodra e Diellit”: Biletat sezonale të këtij viti, do të vlejnë edhe sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version