300 punësimet e specializantëve privat pritet të bëhen pas zgjedhjeve lokale. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se tashmë janë kryer të gjitha çështjet administrative, ndërsa menjëherë dy ditë pas zgjedhjeve lokale detyrim i çdo drejtori ti klinikave është që ta përmbyllin procedurën e punësimeve.
“Punësimet, e dini që procedurat kanë përfunduar në aspekt administrativ dhe janë ndalur aty ku ligji më nuk të lenë mundësi të vazhdosh në hapin e fundit. Në nivel të shtetit, në aspektin e testimit, të pranimit të kandidatëve dhe të evaluimit në disa vende ka kaluar, në disa institucione pjesa e evaluimit nga ana e drejtorëve ka ngecur për shkak të ligjit. Pas zgjedhjeve lokale prioriteti i parë i çdo drejtori do të jetë që ta mbyll këtë proces”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.
Angazhami i specializantëve pritet që të zbusë sado pak mungesën e personelit mjekësor nëpër klinika. Por një problem tjetër me të cilin Shëndetësia në Shkup përballet, është edhe mungesa e parkingut sidomos në Qendrën Klinike.
Fillimi i ndërtimeve të vend parkimeve në Qendrën Klinike, Aliu tha se pritet që të nisin javën e ardhme, ndërsa theksoi se nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve të parkingut.
“Procedura pritet brenda tre muajsh që parkingu të jetë i përfunduar, për shkak se në ndërkohë përderisa flasim plani urbanistik është gati, aspekti teknik është gati, pritet të fillohet me punë dhe të implementohet e njëjta”, u shpreh Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.
Parkingu në Qendrën Klinike është problematike që hasen qytetarët me dekada. Është premtuar me vite me radhë, por ende nuk ka rezultat në terren. /Alsat/
Punësimi i specializantëve privat është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.