Nota mesatare e suksesit nga dy provimet e maturës shtetërore të jashtme në qershor është 3.69, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniela Jovçevska-Mihajlovska shpallën rezultatet e periudhës së provimeve të qershorit në një konferencë për shtyp, në të cilën u regjistruan 15.004 maturantë nga të gjitha llojet e arsimit (shkollë e mesme, profesionale, artistike) dhe të gjitha gjuhët e mësimdhënies. Rreth 3 përqind nuk erdhën në provime.
Janevska shprehu kënaqësinë që shkalla e suksesit është më e lartë se vitin e kaluar kur nota mesatare ishte 3.26 dhe për shkak se nuk kishte numër të madh të riprovimeve. Siç tha ajo, 172 u përpoqën të kopjonin dhe ta “tejkalonin” sistemin.
Gjuha amtare dhe letërsia (maqedonisht, shqip, turqisht dhe serbisht), e cila është e detyrueshme për të gjithë maturantët, u dha më 31 maj, dhe provimi i dytë, i cili është opsional për nxënësit, ishte më 11 qershor.
Maturantët e shkollave të mese që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror në qershor, do të japin porovim në afatin e gushtit më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi, dhe më 14 gusht është provimi opsional i jashtëm (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).
Provimi shtetëror i shkollës së mesme në sistemin tonë arsimor është zbatuar që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. Nuk u organizua vetëm një herë, në fund të vitit shkollor 2019/2020 për shkak të pandemisë së Covid-19./Telegrafi/
Publikohen rezultatet e maturës shtetërore në Maqedoni, nota mesatare është 3.69 appeared first on Telegrafi.