Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër tre personave për vepër penale “Dhunë”, njoftojnë nga Prokuroria.
“Më 7 prill, të dyshuarit, në grup, ngacmuan dhe ofenduan rëndë dy të dëmtuar, dhe shkaktuan ndjenjë frike, pasigurie dhe kërcënimi në publik.
Motivi i incidentit ishte hakmarrja, ku njëri nga të dyshuarit dhe dy djemtë e tij i ndërprenë dy të dëmtuarit në vendin e tyre të punës, në “SHA Grobishta Butel”.
Ata filluan të përlesheshin fizikisht me grushte, duke përdorur një bokseri, dhe nxorrën një thikë. Në një moment, i dyshuari i parë nxori një pistoletë me gaz, me të cilën e goditi njërin nga të dëmtuarit në kokë, me ç’rast pistoleta shkrepi. Dy viktimat pësuan lëndime të shumta trupore si pasojë e dhunës.
Për tre të dyshuarit, përkatësisht babain dhe djemtë e tij, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për të përcaktuar masën e paraburgimit, duke marrë parasysh se ekzistojnë rrethana që tregojnë qartë rrezik për arratisje, por edhe se ata janë të aftë të kryejnë krime të reja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/
