Policia e Maqedonisë ka arrestuar disa protestues pjesëmarrës në protestën e sotme në Shkup.

Arrestimin e tyre e konfirmoi edhe njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, i cili gjatë fjalimit të tij tha se janë arrestuar tre studentë.

“Gjuha shqipe amanet” – Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë

Pamje nga arrestimi i studentëve janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa shihet se ata janë arrestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Autoritetet shtetërore ende nuk kanë dhënë informacione në lidhje me arrestimin e studentëve./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version