minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp - Shqiperia.info

BDI kërkon përgjegjësi nga Astrit Iseni për maltretimin skandaloz te studentëve nga Shqipëria.

Pas protestës së djeshme të studentëve, ku një pjesë e tyre u vonuar në pikat kufitare, BDI sot ka kërkuar përgjegjësi nga zv. ministri i Brenshëm, Astrit Iseni.

Nga BDI thonë se Iseni maltretoi studentët nga Shqipëria duke i endur rrugëve me shoqërim dhe izolim policor, vetëm e vetëm që të mos marrin pjesë në protestën studentore në Shkup.

“Mungesa e legjitimitetit kombëtar të bën shërbëtorë dhe Astrit Iseni shkëlqen në këtë rol.

Vëllezër nga Shqipëria, të dashur studentë, ne ju kërkojmë falje për këtë turp të vazalëve si Astrit Iseni dhe VLEN.

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbarëvajtjen demokratike të protestës studentore dhe solidarizohet në tërësi me kërkesat rinore.

Zgjidhja është vetëm një: ndaloni diskriminimin, respektoni dhe zbatoni ligjin për gjuhën shqipe. Asgjë tjetër”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version