Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës vazhdon hetimin kundër personit 25-vjeçar të fshatit Malotinë, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, i dyshuar për dy vrasje. Zyra e prokurorit informon se mbledhja e provave është duke vazhduar, dhe priten rezultatet e zhvarrimeve, autopsive dhe ekzaminimeve psikiatrike të urdhëruara.
Prokurori Ljubomir Lape deklaroi se janë lëshuar edhe urdhra për përcaktimin e vendndodhjeve përmes stacioneve bazë të telefonisë mobile, si dhe llojeve të tjera të ekzaminimeve që duhet të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rastit.
“Aktualisht, Prokuroria Publike vazhdon të veprojë në drejtim të zbulimit dhe vërtetimit të veprave penale. Priten rezultatet si nga zhvarrimet, autopsitë e urdhëruara ashtu edhe nga ekzaminimet psikiatrike të urdhëruara, si dhe lloje të tjera të provave që lidhen me urdhrat e lëshuar për vendndodhjen e stacioneve bazë të telefonisë mobile. Ekzistojnë edhe urdhëresa të tjera për ekspertizë dhe besojmë se kur të marrim të gjitha provat pas urdhëresave të lëshuara, do të jemi në gjendje të kemi një pamje më të qartë, çfarë është sqaruar deri më tani dhe nëse vlerësojmë se ka nevojë të sqarohen disa ngjarje të tjera”, tha prokurori Lape.
Lidhur me mangësitë e mundshme në institucione, prokuroria njoftoi se po kryhen kontrolle dhe se janë dërguar kërkesa në disa organe shtetërore, disa prej të cilave tashmë kanë marrë përgjigje, ndërsa pjesa tjetër ende pritet.
Paralelisht me këtë procedurë, është formuar lëndë e posaçme për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme midis personelit mjekësor, gjatë së cilës po mblidhen informacione dhe prova relevante.
