Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Të Majtës, Sashko Jançev, për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik. Kjo vjen pas aksidentit rrugor ku Jançev ishte i përfshirë më 14 shtator në fshatin Marino të Shkupit, kur automjeti i tij goditi një motoçikletë. Si pasojë humbi jetën 16-vjeçari Matej Dimovski, ndërsa e dashura e tij 13-vjeçare, si pasagjere, u lëndua rëndë.

Sipas prokurorisë, Jançevi nuk iu përmbajt rregullave të trafikut dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën tani mbahet përgjegjës.

“I dyshuari ka drejtuar automjetin “Hyundai Tucson”, por nuk ka respektuar rregullat e trafikut, duke rrezikuar qarkullimin publik dhe duke vënë në rrezik jetën e njerëzve. Ai ka kthyer automjetin në mënyrë të papërshtatshme pa u siguruar se një veprim i tillë nuk do t’i rrezikonte pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Në atë moment, automjetin e ka goditur një motoçikletë “Jijing” pa targa dhe pa pajisje të instaluara të ndriçimit, të cilën e drejtonte 16-vjeçari Matej Dimovski”, thonë nga Prokuroria Publike Themelore.

Jançev nuk ka respektuar rregullat e trafikut.

Ka kthyer makinën në mënyrë të papërshtatshme pa u siguruar se nuk do të rrezikonte pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Ka goditur një motoçikletë, drejtuesi 16-vjeçar ka ndërruar jetë.

Shumë shpejtë pas njoftimit të Prokurorisë, në rrjetet sociale u shpreh edhe vetë Jançev, i cili së pari shprehu keqardhje të thellë për aksidentin dhe vdekjen e djalit 16-vjeçar. Ai tha se menjëherë pas aksidentit, autoritetet filluan ta përdorin rastin për qëllime politike kundër tij, dhe e quanin madje edhe vrasës. Jançev tha se në këtë rast nuk do të thirret tek imuniteti i tij si deputet.

Status në Facebook i deputetit Sashko Jançev:

“Pushteti, të njëjtën ditë, vetëm pas disa orësh, filloi ta përdorë këtë rast për qëllime politike kundër meje përmes sulmeve të koordinuara dhe të planifikuara. Më pas kryeministri në një intervistë në lajme më dënoi dhe në mënyrë indirekte më kërcënoi me Prokurori. Pastaj doli historia me imunitetin. Unë në imunitet as nuk jam thirrur, as nuk më ka shkuar në mendje të thirrem.”

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi më 14 shtator pas mesnate, ndërsa motoçiklisti nuk kishte leje drejtimi dhe as ai, as pasagjerja tjetër, nuk kishin helmetë mbrojtëse. Pasi aktakuza të miratohet, procedura do të vazhdojë para gjykatës kompetente.

Share.
Exit mobile version