minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj kryetarit të Strugës, Ramiz Merko - Shqiperia.info

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, lidhur me blerjen e veturës luksoze “Audi”.

Siç njoftuan nga Prokuroria në takim me gazetarët, sipas prokurorit që trajton rastin, nisma e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka mbërritur pak më vonë dhe procedura para hetimore ka qenë e mundimshme.

Lexo po ashtu
Departamenti Amerikan i Shtetit shpall “non grata” kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko

“Ndaj Ramiz Merkos është ngritur aktakuzë me iniciativë të KSHPK-së, e cila ka mbërritur pak më vonë. Procedura para hetimore ka qenë e mundimshme dhe më në fund kemi mbledhur prova të mjaftueshme. Akuza i referohet “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” në lidhje me Audin, neni 353 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1”, tha prokurori.

Në vitin 2020, KSHPK ngriti iniciativë për të ndjekur penalisht Merkon për blerjen e automjeteve të pasagjerëve, përfshirë një Audi A6 me vlerë 67,000 euro, por më pas Prokuroria e mbylli çështjen në fazën e hetimeve paraprake, edhe pse auditorët konstatuan se Tenderi është realizuar në kohën e paqëndrueshmërisë financiare të Komunës së Strugës./Telegrafi/

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj kryetarit të Strugës, Ramiz Merko appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version