Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër 33-vjeçarit të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal.
“Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me dashje ia mori jetën babait të tij. Ata filluan një grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq”.
Ndalohet një 34-vjeçar nga Gostivari, dyshohet se ka vrarë babain e tij
“Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një denoncimi nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës oficerët e policisë shkuan në vendngjarje, ndërsa një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi”.
“Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

