
Në lidhje me informacionin për ndotjen e madhe të ujit të pijshëm dhe nevojave themelore në zonën e qytetit të Strugës, Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka hapur lëndë për të hetuar shkaqet dhe krimet e mundshme të kryera kundër mjedisit dhe natyrës.
Në koordinim me Ministrinë e Brendshme – DPB Struga, është lëshuar urdhër që policia gjyqësore të inspektojë vendndodhje në fshatin Shum, ku ndodhen burimet nga të cilat furnizohet me ujë të pijshëm zona e qytetit të Strugës.
“Në inspektim duhet të marrin pjesë edhe shërbimet inspektuese kompetente në fushën e mjedisit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Qendra për Shëndetin Publik. Do të ndërmerren edhe veprime të tjera inspektuese”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/





