minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Prokuroria do ta hetojë aksidentin e autobusit të NTP Shkup - Shqiperia.info

Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të NTP Shkup, që ndodhi më 8 korrik, në të cilin u lënduan shoferi dhe dy udhëtarë.

“Prokurori publik kompetent do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra përmes deklaratave të shprehura publikisht nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona të tjerë që tregojnë kundërligjshmëri në punën e NTP Shkup, lidhur me korrektësinë dhe mirëmbajtjen e autobusit që e shkaktoi aksidentin”.

“Për këtë qëllim është punësuar një person i aftë nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për marrjen e masave MPB – Byroja për sigurinë publike për sigurimin e të dhënave dhe dokumentacionit nga NTP Shkup lidhur me mirëmbajtjen, servisimin dhe korrektësinë e autobus, si dhe organizimi i procesit të punës”.

Lexo po ashtu
Aksidentohet autobusi i transportit publik në Shkup, lëndohen tre persona

“Sipas urdhrit, në prani të ekspertit do të kontrollohet korrektësia e autobusit. Janë dhënë udhëzime për të zhvilluar biseda me persona që kanë dijeni për ngjarjen”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, pas aksidentit të 8 korrikut të autobusit të NTP Shkup, në opinion dolën deklarata se kompania nuk kujdeset si duhet për automjetet e transportit publik./Telegrafi/

Prokuroria do ta hetojë aksidentin e autobusit të NTP Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version