Prodhuesit e orizit nga fshatrat e komunës Çeshinovë-Obleshivo dolën në protestë dhe me makineritë bujqësor bllokuan njërën prej korsive të rrugës magjistrale Koçan-Shtip për të shprehur pakënaqësinë e tyre nga politikat aktuale në fillim të sezonit të mbjelljes.
Gjatë protestës, bujqit paraqitën tre kërkesa për të cilat presin zbatim të shpejtë nga institucionet përgjegjëse. Ministri i Bujqësisë, Tripunovski, u takua me ta dhe i informoi se po bëhen përpjekje maksimale për realizimin e planit të ujitjes, duke theksuar se do të bëhet kontroll për shpërndarjen dhe përdorimin racional të ujit.
Në lidhje me subvencionet, ai tha se mbështetja financiare do të realizohet sipas planit dhe se paratë bujqit do t’i marrin në llogaritë e tyre pikërisht kur do t’u nevojiten më shumë.
“Kërkesa e parë është korrigjimi i planit të propozuar për ujitjen në territorin e Komunës së Çeshinovë-Obleshevës, kërkesa e dytë është korrigjimi në pagesën e subvencionit prej 6 denarësh për kilogram, që të vlejë për gjithë orizin e dorëzuar, e jo vetëm për 800 kilogramë për sipërfaqe të deklaruar. Kështu ishte marrëveshja me organet kompetente të shtetit. Kërkesa e tretë është që të fillojë sa më shpejt blerja për rezervat e mallit”, tha Stojçe Tashovski, bujk nga Oblesheva.
Prodhuesit e orizit bllokojnë rrugën Koçan-Shtip, kërkojnë takim me Mickoskin appeared first on Telegrafi.