MPB njofton se më 20.09.2025 në orën 14:02 në fshatin Lubodrag, rrethina e Kumanovës, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria G.C. (52) nga fshati Umin Doll, rrethina e Kumanovës.

Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai ka drejtuar automjetin “Golf” me targa të Kumanovës me shpejtësi prej 103 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 km/h.Pas dokumentimit të plotë të rastit, MPB njofton se ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Share.
Exit mobile version