Nga MPB njoftojnë se më 20.09.2025 në orën 20:50 në fshatin Carev Dvor, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë e privuan nga liria Gj.V. (45) nga fshati Leskoec, rrethina e Ohrit.
Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunësit policorë konstatuan se Gj.V. drejtonte automjetin “Seat” me targa të Ohrit nën ndikimin e alkoolit, ku iu matën 1.70 promilë alkool në gjak.Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.