Privohet nga liria një polic nga Gostivari, kishte vjedhur rreth 25,000 euro dhe stoli ari me vlerë rreth 50,000 euro, të sekuestruara gjatë bastisjeve, të cilat duhej t’i ruante në shkaf në stacionin e policisë, poashtu është arrestuar edhe një argjendar, për ndihmë dhe inkurajim, njoftojnë nga SPB Tetovë.
“Më datë 03.07.2025 në orën 17:50, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë privuar nga liria punonjësin e policisë D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dënueshëm sipas neneve 353 dhe 354 “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit
zyrtar” të Kodit Penal.
Ai kishte vjedhë rreth 25,000 euro dhe bizhuteri ari me vlerë rreth 50,000 euro nga shkafi në stacionin e policisë, ku mbante sende të sekuestruara gjatë bastisjeve në të cilat kishte marrë pjesë si punonjës i departamentit krim-teknikës në Stacionin e Policisë së Gostivarit. Inspektimi në ndërtesën e Stacionit të Policisë së Gostivarit është kryer nga Prokurori publik i Prokurorisë Publike të Gostivarit, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqjes së Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.
Gjithashtu, në orën 20:30 në rrugën “18- Nëntori” në Gostivar, zyrtarë të policisë nga Departamenti i Punëve të
Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “fshehje” ose blerje të bizhuterive të vjedhura ari. Me urdhër të gjykatës, janë kryer bastisje në shtëpitë dhe lokalet ndihmëse të D.S. dhe I.Sh., gjatë të cilave u gjetën dhe u sekuestruan sende që lidhen me veprat penale. Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Privohet nga liria një polic nga Gostivari, kishte vjedhur rreth 25,000 euro dhe stoli ari appeared first on Telegrafi.