minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Radusha, po lëvizte me makinë të kërkuar nga Interpoli - Shqiperia.info

Policia kufitare në Jazhincë ka vënë në pranga një person gjatë pasdites së djeshme, pasi u konstatua se automjeti me të cilin po udhëtonte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ngjarja ka ndodhur më datë 20.03.2026, rreth orës 18:40. Gjatë kryerjes së kontrolleve rutinë në hyrje/dalje të pikës kufitare, zyrtarët policorë kanë ndaluar shtetasin me iniciale S.A. (48 vjeç) nga fshati Radushë.

Pas verifikimeve në sistemin e të dhënave, policia konstatoi se automjeti i tipit “Volkswagen Tiguan”, të cilin po e drejtonte 48-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Gjermania.

Automjeti është sekuestruar menjëherë nga autoritetet.

Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngrihet kallëzimi përkatës penal

Share.
Exit mobile version