SPB Manastir ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Manastir ndaj M. Gj. (36) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “grabitje në tentativë”.
Nëpunës policorë nga SPB Manastir sot në orën 01:00, e kanë privuar nga liria M. Gj., ndërsa gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Manastir në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë.
Sipas kallëzimit, ai më 30.04.2026, në orën 18:10, në një zyrë kreditimi me vendndodhje në rrugën „Stolarska“ në Manastir, është përpjekur të kryejë grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit, por nuk ia ka dalë dhe më pas është arratisur.

