Policia ka arrestuar një adoleshent 15-vjeçar pasi dyshohet se ka kërcënuar se do të vendoste bomba dhe do të sulmonte një shkollë të mesme në Tetovë.

Policia kreu bastisje në shtëpinë e familjes, ku gjeti objekte të dyshimta, si armë dhe municione.

Policia shton se prindi i fëmijës në fjalë, armët i kishte me leje.

“Më 13.03.2026 rreth orës 13:55, policia e Tetovës, duke vepruar mbi bazën e një urdhër-arresti gjyqësor, kreu kontroll në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të B.M. (44) nga fshati Xhepçishtë. Gjatë kontrollit janë gjetur objekte të cilat dyshohet se lidhen me vepër penale. Gjatë bastisjeve të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë. Në lidhje me rastin, është arrestuar djali i tij 15-vjeçar, për shkak të dyshimeve se ka dërguar kërcënime për vendosje të eksplozivit dhe kryerje të sulmit në një shkollës të mesme në Tetovë”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version