Më datë 05.04.2026, rreth orës 02:35, në Stacionin Policor në Koçan, nga ana e nëpunësve policorë është privuar nga liria një i mitur 15-vjeçar, pas një denoncimi paraprak se më datë 04.04.2026, në Koçan, ka kryer veprim seksual ndaj një të mituri tjetër.

Me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit, avokatit mbrojtës dhe përfaqësuesit nga Qendra për Punë Sociale, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Lidhur me rastin, janë duke u ndërmarrë masa dhe veprime hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës pranë organeve kompetente.

Share.
Exit mobile version