Siç njoftojnë nga MPB, më 28.03.2026 në orën 18:00 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.J. (41), pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht e ka sulmuar vjehrrën e saj 66-vjeçare. Më 29.03.2026 në orën 00:35 në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare denoncoi se më 28.03.2026 ishte sulmuar fizikisht me send të fortë nga vjehrra e saj K.F. (66).
Më 28.03.2026 në orën 15:35 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.D. (46) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht e ka sulmuar vajzën e saj 27-vjeçare, me ç’rast ka përdorur një send të fortë.
Më 28.03.2026 në orën 18:20 në Shkup, në zonën e Draçevës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.L. (56) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 52-vjeçare.
Më 28.03.2026 në orën 10:40, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria S.J. (48) nga Kavadari, pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht e ka sulmuar babanë e tij 74-vjeçar dhe i është kërcënuar.
Më 28.03.2026 në orën 20:00, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria Gj.I. (40) nga Kavadari, pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë e tij fizikisht e ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij 28-vjeçare dhe i është kanosur.
Më 28.03.2026 në ora 09:20 në SPB Ohër, një grua 41-vjeçare nga Ohri denoncoi se më 22.03.2026 ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj G.K.
Më 29.03.2026 në orën 04:50 në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria F.K. (27) nga Strumica, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se rreth orës 03:30 në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 27-vjeçare.
Më 28.03.2026 në orën 19:25 në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria V.S. (30) nga Gostivari, pas një denoncimi të vjehrrës së saj 73-vjeçare se rreth orës 12:30 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht.

