Vendimi i Këshillit të Prokurorëve që të mos vazhdojë mandatin e prokurores Ivana Aleksova – Trajçeva, e cila për një vjet e gjysmë punoi në lëndën “Pulse”, krijoi shqetësim te te familjarët e viktimave, të cilët kërkojnë efikasitet në procedurë.

Ata theksojnë se vazhdimësia në këtë rast nuk është formalitet, por parakush kryesor për procedurë efikase.

“Me ndryshimin e prokurorit, lënda kalon te një prokuror i ri, i cili do të duhet që nga fillimi të njihet me teorinë e rastit, provat dhe të gjithë procedurën. Kjo sjell një rrezik real për vonesa shtesë, zvarritje të proceseve gjyqësore dhe cenim të vazhdimësisë”, shpjegojnë prindërit.

Ata thonë se një pjesë e seancave tashmë janë shtyrë, ndërsa pjesa më e madhe e lëndëve ende janë në fazë pritjeje.
“Pikërisht për këtë arsye, çdo ndryshim që mund të ndikojë në rrjedhën dhe dinamikën e procedurës ngjall shqetësim serioz”, theksojnë ata.

Prindërit theksojnë se prokurorja Trajçeva tashmë është plotësisht e njohur me lëndën dhe se largimi i saj nuk është në interes të drejtësisë, përcjell Telegrafi.

“Këshilli i Prokurorëve Publikë i referohet ‘përfaqësimit të drejtë’, ndërsa prokurores Trajçeva i mohohet të vazhdojë me lëndën që vetë e ka udhëhequr – kjo hap një pyetje serioze: a po vihet forma para thelbit — drejtësisë?”, theksojnë ata.
Ata kërkojnë që prokurorja të rikthehet. Ndryshe, në zjarrin në “Pulse” vitin e kaluar më 16 mars humbën jetën 63 persona, ndërsa rreth 200 u plagosën./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version