Është e vështirë njeriu të shprehë përshtypjen e tij pas një ngjarjeje të tillë, edhe pse kjo është hera e dytë që vij këtu, gjithmonë më duket sikur është hera e parë. Do ta kujtoj lutjen e djeshme për gjithë jetën time. Ishte e mrekullueshme t’i bësh homazh dikujt të cilit i bën homazh e gjithë bota sllave – Kirilit, filozofit Konstandin, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Romë, me rastin e kremtimit të Ditës së Iluministëve Mbarësllavë.
“Është një vend që rrezaton spiritualitet, dhe përveç kësaj kur dëgjoni një lutje nga priftërinj të mrekullueshëm, të përkushtuar, të rinj, të bukur, atëherë besimi është edhe më i fortë dhe është një moment spiritualiteti”, theksoi presidentja Siljanovska-Davkova, e cila, së bashku me delegacionin shtetëror-kishtar, sot vizitoi Bazilikën e “Santa Maria Maxhore”, ku vendosi një kurorë me lule në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedonase në nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.
Është e fuqishme dhe frymëzuese, theksoi Siljanovska-Davkova, “të lexoni në gjuhën maqedonase, përveç gjuhëve të tjera sllave, se i bëjnë homazh babait shpirtëror mbarësllav, pa të cilin ndoshta do të kishim vështirësi të bëheshim të ndriçuar, sepse ai është bartësi, promovuesi i shkrim-leximit, dhe pa shkrim-lexim nuk mund as mendjen as mendimet t’i shprehni”.
Kjo, siç theksoi, lidhet vizita e sotme në varrin e Papa Françeskut, i cili “do të mbahet mend për mendjen, përkushtimin, erudicionin, për afërsinë me qytetarët, me besimtarët, besimin e tij të thellë në Zot, në paqe, një njeri i përkushtuar ndaj njerëzve të thjeshtë, ndaj të varfërve”.
Në Bazilikën “Santa Maria Maxhore” në Romë sot mori pjesë edhe delegacioni kishtar, i udhëhequr nga mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit dhe një numër i madh qytetarësh nga Maqedonia e Veriut.
Presidentja Siljanovska-Davkova në Romë, bëri homazhe me rastin e kremtimit të Ditës së vëllezërve Kirili dhe Metodi appeared first on Telegrafi.