
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Koresë me seli në Sofje, Kim Dongbae.
“Duke i shprehur mirëseardhje ambasadorit Dongbae, ajo ka shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimit konstruktiv mes dy shteteve, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019. Ajo vlerësoi se ekziston vullnet dhe përkushtim për shfrytëzimin e potencialeve dhe intensifikimin e bashkëpuninimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë”, informojnë nga kabineti i presidentes.
Presidentja e ka potencuar rëndësinë nga zhvillimi i bashkëpunimit, duke potencuar se ekonomia koreane ofron mundësi të mëdha për partneritet në disa sfera, posaçërisht në teknologjinë informatike, digjitalizimin dhe burimet e rinovueshme të energjisë, ndërsa nga ana tjetër, shteti i jonë me lokacion strategjik në zemrën e Ballkanit, ofron kushte të volitshme për investitorët dhe kompanitë koreane.
Ajo ka shfaqur bindje dhe gatishmëri për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në planin multilateral, posaçërisht në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Vendet e vogla dhe të mesme, sipas saj, duhet të veprojnë të bashkuar, mund të ofrojnë dituri dhe meritojnë të kenë rol më të fuqishëm në vendosjen e çështjeve globale.
Të dytë, siç thuhet në kumtesë, e kanë theksuar nevojën që së bashku të punojnë në hapjen e ambasadave reziudente në Shkup dhe Seul.
Siljanovska-Davkova, në frymën e parimit të reciprocitetit, ka kërkuar të hiqen vizat për qytetarët tanë, duke marrë parasysh faktin se për qytetarët e Koresë së Jugut nuk nevojiten viza për udhëtim në vendin tonë.
Presidentja Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Koresë së Jugut,, Kim Dongbae appeared first on Telegrafi.