minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi Komunën e Çashkës - Shqiperia.info

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar sot komunën e Çashkës, me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj komune, Suat Shaqiri, informon Telegrafi Maqedoni.

Lajmin e ka bërë të ditur, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, i cili shkruan se Shqipëria qëndron pranë të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

“Për herë të parë, një President i Republikës së Shqipërisë viziton Çashkën – një moment me peshë të veçantë simbolike dhe institucionale për shqiptarët e kësaj treve. Shqipëria qëndron pranë shqiptarëve kudo, me frymë afërsie, bashkëpunimi dhe vizion për të ardhmen.Kjo vizitë shpreh vëmendje dhe respekt ndaj komunitetit shqiptar, duke forcuar njëkohësisht lidhjet natyrore mes Tiranës dhe qytetarëve që kontribuojnë në jetën publike të vendit ku jetojnë. Nën tingujt e këngëve e valleve shqiptare dhe mes simboleve kuqezi të Jabollçishtës, pritja u shndërrua në një mesazh të qartë: rrënjët, kultura dhe ndjenja kombëtare jetojnë fort kudo ku ka shqiptarë”, shkruan Meidani.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut, në agjendë për ditët e ardhshme janë dhe disa vizita nëpër komuna me shumicë shqiptare në vend. /Telegrafi/

Share.
Exit mobile version