Duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për trajnim në drejtimin e motoçikletës deri në 125 centimetra kub në autoshkollat që kanë licencë për kategorinë “A1”, pasi MPB finalizoi të gjitha parakushtet e nevojshme për zbatimin e ndryshimeve ligjore.
MPB informon se trajnimi për drejtimin e motoçikletës së kategorisë “A1” (deri në 11 kW me transmision automatik) do të zhvillohet nga autoshkolla të autorizuara dhe do të zgjasë katër orë.
Trajnimi do të përfshijë tema me rëndësi për sigurinë në trafik, siç janë përdorimi i pajisjeve mbrojtëse, kontrolli dhe stabiliteti i motoçikletës, bartja e pasagjerit dhe përballimi i rreziqeve në rrugë.
Kandidatët, siç thuhet nga MPB, duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore, si dhe një certifikatë se nuk kanë ndalim për drejtimin e një automjeti motorik të kategorisë “B”.
Nëse personi që ka marrë një certifikatë merr një ndalim për kategorinë “B”, kjo automatikisht sjell ndalim për drejtimin e motoçikletës me këtë certifikatë , njoftoi Ministria.
E drejta për të ndjekur trajnimin vlen për personat që janë të paktën 23 vjeç dhe kanë pasur një patentë shoferi të kategorisë “B” të vlefshme për të paktën pesë vjet.
MPB thekson se drejtimi i një motoçiklete deri në 125 centimetra kub nuk lejohet pa trajnim teorik të përfunduar më parë dhe një certifikatë të lëshuar nga një autoshkollë e autorizuar.

