minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Prej nesër nuk ka çmime të garantuara, ende nuk është miratuar ligji për kontroll të tregut - Shqiperia.info

Masa për çmimin e garantuar të bukës, qumështit, kosit, makaronave, disa produkteve të mishit, si dhe pijeve freskuese dhe birrës nuk do të zbatohet nga nesër. Sot skadon edhe afati për vendimin e qeverisë, me të cilin u ul taksat e importit për perimet.

Ministria e Ekonomisë ka deklaruar tashmë se masa e çmimit të garantuar nuk do të zgjatet sepse pret që ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili pas procedurës së shkurtuar është në procedurë parlamentare dhe ka kaluar fazën e parë në komisione, të vendosë rregull në konkurrencën e pandershme në tregti dhe të çojë në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Një numër i madh i produkteve ushqimore të shënuara me “çmim të garantuar” nga 20 shtatori janë shitur në markete me çmim 10 për qind më të ulët se shuma e 1 gushtit të vitit të kaluar, sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, vlefshmëria e të cilit skadon nesër.

Përfundon edhe vlefshmëria e vendimeve për uljen e detyrimeve të importit për importin e perimeve të freskëta./Telegrafi/

Prej nesër nuk ka çmime të garantuara, ende nuk është miratuar ligji për kontroll të tregut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version