
Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë njofton opinionin se është arritur marrëveshje ndërinstitucionale me “Muzeu i Luftës për Pavarësinë e Maqedonisë”, për përdorimin e sallës solemne në objektin Porta Maqedonia, me qëllim organizimin e ceremonive të martesës dhe kryerjen e shërbimeve përkatëse të regjistrimit në Librat Amë.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Drejtoria do të ketë të drejtë të shfrytëzojë hapësirën në ditët e enjte, të premte, të shtunë dhe të diel, në orar nga 14:00 deri në 17:30, për realizimin e ceremonive zyrtare të martesës.
“Ky bashkëpunim hyn në fuqi nga 1 qershori 2025. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, duke u ofruar atyre mundësinë të realizojnë ceremoninë e martesës në një ambient të veçantë, të denjë dhe të lehtë për t’u mbajtur mend – në zemër të Shkupit”.
“Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të sjellë shërbime më të afërta, më humane dhe në funksion të jetës reale të qytetarëve”, thonë nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë./Telegrafi/
Prej 1 qershorit do të mund të bëhen martesa në “Portën Maqedonia” appeared first on Telegrafi.