“Posta e Maqedonisë” informon se po punon për të gjetur zgjidhje për të përshpejtuar formalitetet doganore dhe përpunimin e dërgesave, pasi kanë ndodhur vonesa në përpunim dhe inspektime doganore për shkak të detyrimeve të reja me ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Me ndryshimet në Ligjin për TVSH-në, të cilat hynë në fuqi më 18 dhjetor të vitit të kaluar, është hequr përjashtimi nga TVSH-ja për dërgesat e porositura online në një vlerë deri në 22 euro, dhe “Posta e Maqedonisë”, për të përcaktuar TVSH-në, duhet t’i paraqesë të gjitha dërgesat e porositura online inspektimi doganor. Ky detyrim i ri, thonë ata, po krijon vonesa në zhdoganim.

“Posta e Maqedonisë së Veriut” së bashku me Administratën Doganore po punon për të gjetur një zgjidhje për të përshpejtuar formalitetet doganore dhe përpunimin e të gjitha dërgesave në mënyrë që të arrijnë te marrësit/përdoruesit sa më shpejt të jetë e mundur”, informon “Posta” në një postim në faqen e saj të internetit, duke apeluar për durim dhe mirëkuptim.

Ministria e Financave njoftoi më parë se pret efekte pozitive të drejtpërdrejta në ekonomi dhe në operacionet e kompanive vendase me zbatimin e ndryshimeve ligjore që eliminuan përjashtimin nga TVSH-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro.

29 kompani janë të regjistruara në regjistrin e licencave të Agjencisë Postare, nga të cilat “Posta e RMV-së” është mbajtëse e një licence individuale për ofrimin e shërbimit universal, ndërsa të tjerat janë të autorizuara përgjithësisht.

Share.
Exit mobile version