minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Porsche Panamera e vjedhur kapet në kufi në Maqedoni - Shqiperia.info

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, 29 vjeçari nga Shqipëria ka hyrë në vendkalimin kufitar “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, por policia ka konstatuar se automjeti është i raportuar i vjedhur.

“Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se automjeti ka qenë i vjedhur në Norvegji dhe ndodhet në bazën e interpolit.

“Automjeti është konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, sqarojnë nga policia./Telegrafi/

Porsche Panamera e vjedhur kapet në kufi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version