
Policia sekuestroi dokumentacion nga Ndërmarrja Publike “Deponia Drislla” dhe ka kryer bisedime me të punësuarit, pasi në të shpërtheu një zjarr, nga i cili ende ka tym.
“Pas sekuestrimit paraprak të dokumentacionit në Drislla nga ana e nëpunësve të policisë të SPB Shkup, gjatë ditës së djshme nëpunësit e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drislla kryen bisedime zyrtare me të punësuarit.
Kontrollet vazhdojnë edhe më tej, informojnë për Agjencionin Shtetëror të Lajmeve nga policia.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angellov pret që sot të mbulohet pjesa e deponisë “Drislla”, ku pas zjarrit ende ka tym.
Janë vendosur një numër i madh mekanizimi (ekskavatorë, buldozerë, kamionë), të cilët po pastrojnë dhe po depërtojnë në vendin ku po krijohet tymi.
“Në këtë moment po bëjmë përparim të mirë dhe pres që gjatë ditës së sotme një pjesë e mirë e këtij vendi të mbulohet plotësisht. Kam kërkuar mekanizim shtesë sepse ndërsa përparojmë me këto rrugë dheu, po hapet hapësirë për një front më të gjerë për punë, për më shumë makineri. Janë angazhuar edhe më shumë patrulla policore, të cilat patrullojnë zonën dhe këtu në deponinë “Drislla” dhe deponinë Vardarishtë”, tha Angellov në konferencën për shtyp para deponisë “Drislla”.