minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Policia e Maqedonisë me “vetura inteligjente”, do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion - Shqiperia.info

Policia e Maqedonisë u bë me dy automjete, të pajisura me sistemin “PolCam”, pajisje e brendshme e krijuar për kontrollin dhe monitorimin e trafikut dhe shkeljeve në komunikacion.

Sistemi “PolCam” lehtë i dokumenton shkeljet e trafikut si: kalimi në semafori të kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, parakalimet e paligjshme dhe shkelje të tjera, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mund të matet në një distancë fikse dhe të ndryshueshme nga automjetet.

Pajisja mundëson një regjistrim video prej 25 fotosh në sekondë, një hartë që tregon vendndodhjen ku është realizuar videoja, si dhe ekziston një opsion për të gjetur dhe njohur automatikisht targat që kanë kryer shkelje. Automjetet ja dorëzoi MPB-së Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska.

 

Policia e Maqedonisë me “vetura inteligjente”, do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version