minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro - Shqiperia.info

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.

Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.

Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.

Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version