minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Po rrjedhin afatet për paraqitjen e ankesave në KSHZ për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale - Shqiperia.info

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare, do të shkojnë kandidatët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së që kanë fituar më së shumti vota sipas rezultateve fillestare zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Afatet për ankesat në KSHZ të cilat mund t’i paraqesin kandidatët për procedurën e votimit dhe për përmbledhjen e rezultateve janë duke vazhduar.

Afati për paraqitjen e ankesave për procedurën e votimit skadon sot në ora 19:00, ndërsa afati për ankesat lidhur me përmbledhjen e rezultateve skadon në mesnatë, pas së cilës KSHZ-ja duhet të marrë vendim brenda 72 orëve.

Siç ka sqaruar dje kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nëse kandidatët nuk janë të kënaqur me vendimin e KSHZ-së, kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.

Rezultatet fillestare zyrtare të shpallura dje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tregojnë se kanë votuar 905.971 qytetarë, pra pjesëmarrja ka qenë 49.93 për qind./Telegrafi/

Po rrjedhin afatet për paraqitjen e ankesave në KSHZ për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version