Dy nëpunës policorë janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së kontrollit në një objekt hotelierik në Vinicë, ku janë zbuluar edhe minorenë me alkool, kumtuan sot nga Ministria ne Punëve të Brendshme.

Nga ora 23:30 mbrëmë deri ora dy në mëngjes, duke vepruar sipas planit paraprakisht të përgatitur, nëpunës policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme – Shtip, në bashkëveprim me inspektorë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Inspektorati shtetëror i tregut, Inspektorati i punës, Drejtoria për të ardhura publike dhe Qendra për shëndet publik – Koçan, kanë kryer kontroll në Pishinën e qytetit në Vinicë.

“Me këtë rast, u legjitimuan 19 persona, është kryer kontroll ndaj tetë personave, ndërsa oficerët e policisë gjetën tre të mitur në objekt, prej të cilëve dy ishin 16 vjeçarë nga Vinica dhe një ishte 14 vjeçar nga Koçani, duke konsumuar pije alkoolike. U informua prokurori publik i Prokurorisë Publike – Koçani dhe, sipas udhëzimeve të tij, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për vepër penale ‘shërbim pijesh alkoolike fëmijëve’ sipas nenit 204 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, nga personat, në prani të prindërve, është marrë material për analizë dhe u krye alkotest”, sqaroi MPB.

Gjatë kontrollit, nga U.M., person 34-vjeçar nga Vinica, fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht u sulmuan dy oficerët e policisë. Pastaj, U.M. iku dhe po merren masa për gjetjen e tij. “Përveç kësaj, Inspektorati shtetëror i punës, gjatë kontrollit, konstatoi shkelje në fushën e marrëdhënieve të parregulluara të punës tek disa nga të punësuarit në objektin e hotelerisë”, kumtoi MPB-ja.

Po kryenin kontroll në një objekt hotelierik në Vinicë, sulmohen fizikisht dy oficerë të policisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version