Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas deklaratave të Ali Ahmetit në konventën e AKI-së në Shkup. Ahmeti përdori fjalën “zagarë”, duke i bërë thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski “që shqiponat nuk zihen me zagarë”.
Mexhiti në një postim në Facebook ka shkruar se Ahmeti mbrëmë e ka vulosur deligjitimitetin.
“Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin”, ka shkruar Mexhiti.
Ndryshe, mbrëmë koalicioni AKI mbajti konventën promovuese në Shkup, ku prezantoi kandidatët për kryetarë komunash./Telegrafi/
Me zagarë nuk dilet në gjah për shqiponja
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), mbajti sonte në Shkup konventën promovuese, me ç’rast fjalim rasti patën të gjithë liderët e koalicionit, informon Telegrafi Maqedoni. Ali Ahmeti tha se qeveria aktuale po prek në Marrëveshjen e Ohrit, teksa pati porosi edhe për kryeministrin Hristija…