Rinovimi i çatisë së pishinës Boris Trajkovski do të përfundojë brenda tre javësh. Pishina u mbyll në mesin e prillit pasi një kornizë ra nga tavani. Edhe pse ishte njoftuar se do të hapej brenda një muaji e gjysmë, pishina ende është e mbyllur. Klubet e notit nuk punojnë, as qytetarët nuk mund ta përdorin atë për qëllime rekreative.

Drejtori i pishinës, Daniel Apostolovski, thotë se për shkak të çështjeve administrative, shpallja e tenderit u shty, por aktualisht punimet e ndërtimit po vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar.

“Procedura për shpalljen e tenderit dhe zgjedhjen e një kompanie kërkon kohë. Aktualisht, po punohet në pishinë. Afati i fundit për rinovimin e tavanit është 6 javë dhe puna po vazhdon sipas dinamikës së planifikuar. Ndërmarrësi ka edhe tre javë për të përfunduar punën”, thotë Apostolovski për “SDK”.

Pishina “Boris Trajkovski” vazhdon të jetë e mbyllur, pritet të hapet pas tre javësh appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version