minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Petrovska: Me Suedinë në NATO, Aleanca është më e sigurt dhe mbi një miliard njerëz më të sigurt - Shqiperia.info

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Jain, të cilën e uroi për anëtarësimin e plotë në NATO, për të cilën tha se forcon Aleancën dhe sigurinë e mbi një miliardë njerëzve në botë.

“Maqedonia e Veriut ishte e qartë në qëndrimin e saj në mbështetje të kërkesës së Suedisë për t’u bashkuar me Aleancën më të fuqishme në botë. Këtë e konfirmuam më 27 korrik të vitit të kaluar, kur Kuvendi ratifikoi protokollet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO”, tha Petrovska.

Synimi ynë është i njëjti, mbrojtja e çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe mbrojtja e qytetarëve tanë, tha ministrja dhe shtoi se ajo që na lidh janë vlerat e demokracisë, lirisë dhe respektimit të rendit juridik ndërkombëtar.

Ambasadorja Larson Jain shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e qartë të Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe shtoi se vendi është i përkushtuar për forcimin e sigurisë kolektive të Aleancës./Telegrafi/

Petrovska: Me Suedinë në NATO, Aleanca është më e sigurt dhe mbi një miliard njerëz më të sigurt appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version