minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Petrovska: Kishte interesim nga anëtaret e NATO-s për ngjarjet në M-NAV, politika t’i heq duart nga sindikatat - Shqiperia.info

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka konfirmuar se ka pasur reagim nga NATO lidhur me ngjarjet në operatorin për navigacion ajror M-NAV, por jo në formë të reagimit zyrtar me shkrim.

“Kur flasim për NATO-n të mos flasim se edhe ne jemi në NATO. Komunikimin që e kemi në bazë ditore, por në nivele të ndryshme, se janë bërë pyetje në kuadër të asaj që po ndodh absolutisht, po. Reagim zyrtar me shkrim, të paktën në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka. Megithatë, çdo lloj komunikimi ne e konsiderojmë, ndoshta jo për shqetësim, por për interesi, për atë që të po ndodh që është absolutisht legjitime. Në këtë moment të ditës, në aeroportin e Shkupit kanë ateruar dy aeroplanë nga vendet-anëtare të NATO-s me qëllim të caktuar, kështu që është i qartë interesi i vendeve-anëtare të NATO-s, të cilët e shprehin këtë”, tha Petrovska në pyetjen e gazetarëve.

Ajo përkujtoi se që javën e kaluar për ngjarjet në M-NAV ka pasur konsultim me kryeministrin dhe se ka thënë që kompromis me sigurinë e qiellit mbi vendin nuk guxon të ketë. Këtë tha e ka treguar edhe seanca e djeshme e Qeverisë, me propozimin e dhënë nga ana e kryeministrit për shkarkimin e drejtorëve dhe drejtorët e rinj të emëruar në vendin e tyre.

Lidhur me komentet e gjykatës, gjegjësisht vendimet që i kanë sjellë për shqiptimin e masave të kujdesit të të përfshirëve në incidentin në M-NAV ajo tha se nuk pajtohet me to.

Petrovska: Kishte interesim nga anëtaret e NATO-s për ngjarjet në M-NAV, politika t’i heq duart nga sindikatat appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version