Për rastet ku dyshohet për intevenime të panevojshme me stenta nëpër spitalet private të vendit, po punon komisioni i Ekspertëve për Kardiokirurgji ndërsa në të janë përfshirë edhe dy përfaqësues nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Në FSSH janë dorëzuar pesë ankesa nga qytetarët dhe të gjitha janë dërguar në Komisionin e Ekspertëve.

Takimi i parë i ministrit të shëndetësisë me ekspertët e huaj të cilët duhet ta kryejnë revizionin përfundimtar pritet të jetë onlajn, ndërsa pastaj ata do të mbërrijnë edhe në vend.

“Për momentin Komisioni është duke punuar, në takimin e ardhshëm mund të ketë rezultate për analizat e para, ndërsa më tutje presim të mbërrijnë materiale të tjera që gjithashtu do të shqyrtohen dhe pastaj revizion do të bëjnë ekspertë të huaj të cilët i presim. Presim që marrëveshja të nënshkruhet në mënyrë që ata të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur. Puna është administrative sepse është kohë zgjedhjesh, por gjetëm një mënyrë për ta nënshkruar marrëveshjen. Takimi i parë i ministrit do të jetë onllajn, ndërsa në të dytin do të vijnë këtu për të bërë revizion”, deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski.

Sipas Drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, FSSH është i përfshirë në punën e Komisionit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë me dy përfaqësues të tyre.

“Fondi ka qenë duke i kontrolluar administrativisht rastet ditët e fundit, sepse u dorëzuan koronarografi që duhej t’i lidhnim me dosjet dhe pacientët. Kemi pesë ankesa nga qytetarët, të cilat të gjitha i janë dërguar Komisionit të Ekspertëve. Ministri tha se ka kërkuar nga Oda e Mjekëve të kryejë kontrolle në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private, pres që, me të mbërritur materialet, ato të përmblidhen së bashku dhe të veçohen vetëm rastet problematike, të cilat do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së mjekëve të huaj në mënyrë që të kemi një pamje neutrale dhe objektive të gjërave”, theksoi Klekovski.

Share.
Exit mobile version