MPB Maqedoni njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje, ndërsa dy persona kanë përfunduar në stacion policor.
“Më 04.05.2026 në orën 14:45 në SPB Shkup, një grua 75-vjeçare ka denoncuar se më 03.05.2026, në shtëpinë e saj në zonën e Kisella Vodës, është sulmuar fizikisht nga djali i saj S.Gj. dhe bashkëshortja e tij, të cilët kanë dëmtuar edhe një pjesë të orendive shtëpiake”.
“Më 04.05.2026 në orën 15:45 në SPB Shkup, një vajzë 19-vjeçare ka denoncuar se më 02.05.2026, në shtëpinë e tyre në zonën e Kisella Vodës, ajo dhe nëna e saj janë sulmuar fizikisht nga babai i saj Z.Gj..Më 04.05.2026 në orën 07:05 në SPB Tetovë, një grua 30-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 06:50 në Tetovë, ish-partneri i saj S.K. nga Shkupi e ka ndjekur dhe e ka shqetësuar”.
“Më 04.05.2026 në orën 15:30 në rrugën „Vlëëezërit Gjinoski“ në Gostivar, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria A.M. (31) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij, e cila ka denoncuar se në shtëpinë familjare ai e ka sulmuar fizikisht, duke i bërë edhe kërcënime për jetën e saj dhe të personave të saj të afërt”.
“Më 04.05.2026 në orën 21:10 në lagjen „Banjeshnicë“ në Gostivar, nëpunës policorë e kanë shoqëruar në stacion policor Gj.Sh. (35) nga Gostivari. Duke vepruar sipas ankesës së mëparshme se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij, nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje, ku ai ka vazhduar të sillet në mënyrë agresive edhe ndaj tyre dhe t’i nënçmojë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në fund theksojnë se po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj personave të denoncuar do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

