Me afrimin e pranverës, shumë persona përballen me alergji. Më e shpeshtë është alergjia ndaj polenit.

Mjeku Lupço Stefanovski thekson se kohët e fundit qytetarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për trajtime natyrale, si për shembull preparate që përgatiten nga hithrat. Megjithatë, ai thekson se personat që vuajnë nga alergji më të rënda duhet të ndjekin terapi më të fortë dhe të përdorin medikamente të përshkruara nga mjeku.

“Shenja e parë për zbulimin e hershëm të alergjive është lotimi i syve, rrjedhja e hundëve, kollitja, ngushtim i rrugëve të frymëmarrjes, vështirësi në frymëmarrje e cila në varësi të alergjive mund të ketë reaksion më serioz të alergjisë që është e patjetërsueshme të shkojnë në mjek për marrjen e terapisë kundër alergjisë”, deklaroi Lupço Stefanovski, mjek amë.

Ndaj alergjive pranverore më të ekspozuar janë fëmijët e vegjël dhe personat e moshuar, pasi sistemi i tyre imunitar është më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve sezonale dhe pranisë së polenit në ajër.

“Para së gjithash janë fëmijët dhe të moshuarit, personat që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, ata që vuajnë nga astma, ata që kanë sëmundje kronike të mushkërive e cila është më e ndjeshmja e këtyre alergjive”, theksoi Lupço Stefanovski, mjek amë.

Personat që vuajnë nga alergjitë këshillohen të shmangin qëndrimin e gjatë jashtë në ditët me erë, të mbajnë dritaret e mbyllura në periudhat kur niveli i polenit është i lartë dhe të konsultohen me mjekun për trajtimin e duhur. Në rast të përkeqësimit të simptomave, rekomandohet që të kërkohet ndihmë mjekësore dhe të mos përdoren medikamente pa rekomandimin e specialistit. /Alsat.mk.

Share.
Exit mobile version