minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Përgatitet zgjidhje ligjore për vendosjen e kamerave në rrugë - Shqiperia.info

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka thënë se projekti i kamerave të sigurisë në komunikacioni është një nga prioritetet e MPB-së. Ai theksoi se është duke u përgatitur draft-zgjidhje e re ligjore për këtë çështje.

Unë premtova se do të kemi një projekt të realizuar deri në vitin 2025. Përveç vendosjes së kamerave, lidhjes së tyre me kabllot e nevojshme dhe sigurimit të të gjitha lejeve të nevojshme, do të na duhet edhe ndryshimi i legjislacionit, përgatitja e gjykatave dhe DAP-it për zbatimin e procedurave, do të na duhet qasje institucionale më e gjerë dhe për momentin jemi duke punuar për këtë”, tha Toshkovski.

Ai theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm nga shumë këndvështrime, dhe përvoja në vendet e tjera ka treguar arsyeshmërinë e zbatimit të këtij sistemi për një qytet të sigurt dhe një vend të sigurt.

Ai shtoi se është një nga projektet më të rëndësishme të MPB-së që duhet të realizohet në të ardhmen.

Përgatitet zgjidhje ligjore për vendosjen e kamerave në rrugë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version