
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të zjarrit në “Jasen”, vazhdon të mbetet e mbyllur rruga R1106 Makedonski Brod – Shkup për të gjitha llojet e automjeteve.
Nga atje thonë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
“Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje është rreth 30 minuta, në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM./Telegrafi/
Për shkak të zjarrit në “Jasen”, vazhdon të mbetet e mbyllur rruga Makedonski Brod-Shkup appeared first on Telegrafi.