minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Për 24 orë, janë privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit - Shqiperia.info

Gjatë 24 orëve të fundit, policia në të gjithë vendin ka privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Prej tyre, 12 persona kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, dy me ndalim aktiv për drejtim dhe një nën ndikimin e alkoolit.

Rastet janë regjistruar në disa qytete, përfshirë Shkupin, Kumanovën, Tetovën, Gostivarin, Velesin, Dibrën, Manastirin, Negotinën dhe Strumicën.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Policia u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në rrugë.

Share.
Exit mobile version