minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pendarovski për M-NAV: Interesi personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik - Shqiperia.info

Presidenti Stevo Pendarovski dënon me vendosmëri sjelljen e dhunshme në M-NAV nga ana e punonjësve të atij institucioni dhe personave të tjerë të cilët pa autorizim kanë hyrë në objektet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në të njëjtën kohë, mbështet iniciativën e Qeverisë, e cila njoftoi ndryshimin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese në M-NAV, të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për situatën në institucion dhe puna e të cilave është thelbësore për funksionimin e sigurt të trafiku ajror.

Ministria e Punëve të Brendshme ka edhe mbështetjen e plotë të presidentit Pendarovski për zbardhjen sa më të shkurtër të ngjarjeve të ndodhura në M-NAV dhe duke pasur parasysh se ato kanë ndodhur në një objekt që është pjesë e infrastrukturës kritike në vend, kualifikimi i veprimeve të paligjshme duhet të marrë parasysh kërcënimin e mundshëm për sigurinë në trafikun ajror ndërkombëtar”, thotë Pendarovski.

Presidenti Pendarovski edhe një herë thekson se interesi personal apo politik i askujt nuk mund të jetë mbi rendin juridik dhe funksionimin normal të institucioneve./Telegrafi/

Pendarovski për M-NAV: Interesi personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version