minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pendarovski: OBRM-PDUKM të përgjigjet nëse nëpërmjet rrjeteve sociale po shpërndanë lajme të rrejshme dhe gjuhë të urrejtjes - Shqiperia.info

Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski pyesin nëse OBRM-PDUKM qëndron pas 200 botëve të rrjetit “X” të cilat çdo ditë shpërndajnë gjuhë të urrejtjes.

“Retorikën të cilën e shfrytëzojnë këto profile na kujtojnë retorikën e OBRM-PDUKM-së me të cilën, në mungesë të argumenteve, partia në mënyrë të pabazuar sulmon Stevo Pendarovskin. Në të njëjtat profile vërehet edhe mbështetja e fortë për OBRM-PDUKM-në.

Të njëjtat profile para disa viteve kanë shpërndarë qëndrime anti-shqiptare dhe anti-perëndimore”, thonë nga shtabi i Pendarovskit.

Nga atje shtojnë se OBRM-PDUKM duhet të përgjigjet para opinionit nëse qëndron pas këtyre profileve dhe se a janë pikërisht ata që nëpërmjet rrjeteve sociale udhëheqin fushatë të zezë kundër presidentit Pendarovski./Telegrafi/

Pendarovski: OBRM-PDUKM të përgjigjet nëse nëpërmjet rrjeteve sociale po shpërndanë lajme të rrejshme dhe gjuhë të urrejtjes appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version