
“Marrëveshje partneriteti strategjik midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk është nënshkruar ende”, pohon ish-presidenti Stevo Pendarovski, duke reaguar ndaj informacionit në lidhje me ratifikimin e supozuar të një dokumenti të tillë.
“Ajo që na u dha për shqyrtim dhe ajo që u ratifikua të mërkurën pasdite nuk është një marrëveshje partneriteti strategjik”, tha Pendarovski për Deutsche Welle.
Sipas tij, përmbajtja e dokumentit është më shumë si memorandum bashkëpunimi ose një letër fillestare qëllimi, me të cilën të dy qeveritë identifikojnë katër fusha për bashkëpunim të mundshëm.
“Nuk bëhet fjalë për asgjë strategjike. Bëhet fjalë për kreditim të projekteve që ende nuk janë përcaktuar, kryesisht projekte infrastrukturore, me mbështetje financiare nga pala britanike”, shpjegoi ai.
Pendarovski shtoi se është e mundur që një marrëveshje e vërtetë partneriteti strategjik të nënshkruhet në të ardhmen, por theksoi se dokumenti që është tani në lojë “nuk ka të bëjë fare me ndonjë strategji”, por është marrëveshje në parim për të diskutuar se çfarë i duhet Maqedonisë për kreditim”.
Ndryshe, ditë më parë Kuvendi miratoi marrëveshjen për partneritet infrastrukturor me vlerë pesë miliard paund./Telegrafi/
Pendarovski: Maqedonia e Veriut dhe Britania e Madhe ende nuk kanë marrëveshje strategjike appeared first on Telegrafi.